75 Mall Live Search
10:31 / E Premte, 19 Maj 2023 / B O

E papritur, Spalleti do të largohet nga Napoli

Luciano Spalleti pritet të ndajë rrugët me Napolin. Pak ditë pasi bëri historinë me skuadrën napolitane duke arritur titullin pas 30 vitesh në Serie A, trajneri italian pritet të njoftojë së shpejti dorëheqjen.

Diskutimi i kontratës së re me presidentin De Laurentis do të jetë shkak i ndarjes së Spalletit me Napolin.

Bisedimet thuhet që kanë qenë të acaruara ngase Spalleti ka kërkuar rritje të madhe të pagës, gjë të cilën presidenti s’e ka aprovuar.

Antonio Conte raportohet si favoriti kryesor për të zëvëndësuar Spalletin në pankinën e Napolit./Indeksonline/