E pasigurt e ardhmja e Ibrahimoviqit te Milani

Milani do të donte që ta mbante Zlatan Ibrahimoviqin edhe vitin e ardhshëm në San Siro, mirëpo nuk e di nëse suedezi dëshiron që të vazhdojë që të luajë.
41-vjeçari ka realizuar 15 gola sivjet në të gjitha garat, edhe pse gjatë verës gati sa nuk ishte pensionuar nga futbolli profesional.
“Zlatani është i lumtur me ne dhe mendoj që gjëja më e mirë për këtë ekip është që lojtarët janë të lumtur”, ka thënë Pioli për Sky Sports Italia.
“Ai është i lodhur, por ju nuk mbeteni në këtë nivel për kaq gjatë nëse nuk i rrini gati vetes”.