19:51 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

E paska lëshuar seancën me arsye, Teuta Haxhiu në festën e ditëlindjes së burrit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Haxhiu e ka lëshuar sallën e parlamentit gjatë ditës së sotme  kur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të bëjnë pyetje asaj.

Pasi e lëshoj sallën e Kuvendit, deputeti i LVV-së, Agon Batusha i është vënë pas dhe e ka fotografuar atë në dalje, duke e kritikuar ashpër atë , transmeton Indeksonline.

Por për këtë duket se e ka pasur një arsyeje të fortë.

Sot, burri i saj, Islami ka festuar ditëlindje. Kësisoj siç duket ajo ka lëshuar seancën e Kuvendit që të jetë pranë tij në këtë ditë të veçantë.

Haxhiu ka shpërndarë disa fotografi në rrjetet sociale në Facebook ku shihet e tërë familja e bashkuar në një atmosferë plot ngrohtësi e dashuri.

“Familja ka festë, ditëlindja e Islamit!”, shkroi ajo./IndeksOnline/