75 Mall Live Search
23:58 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / C E

“E pat edhe kjo punë”, Ylber Ramadani i jep fund beqarisë

Ditë e veçantë ajo e sotmja për futbollistin e Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani.

Ky i fundit i ka dhënë fund beqarisë, teksa është martuar me partneren e tij, Dardana.

Diçka të tillë e ka komunikuar vetë mesfushori, i cili në profilin e tij ka postuar një foto ku shfaqet i veshur si dhëndër, së bashku me partneren e tij, e cila është e veshur me fustanin e nusërisë.

“E pat edhe kjo punë”, shkruan Ramadani, ku në foton e postuar menjëherë vërshuan komentet e shumta, me urimet për çiftin.