E pazakontë, bie borë në mes të korrikut në Slloveni

Sllovenia është goditur nga një front i ftohtë, duke sjell një freski të pazakontë në mes të verës.
Siç tregohet nga kamera e Agjencisë Sllovene të Mjedisit (ARSO), majat më të larta tashmë janë mbuluar me borë.
Reshjet e borës janë regjistruar në Kredaricë.
Kredarica, e cila ndodhet në një lartësi mbi 2,500 metra mbi nivelin e detit, shpesh regjistron reshjet e para të borës së vjeshtës që në shtator, por këtë herë natyra ka befasuar me reshjet e borës në fillim të korrikut.
Meteorologët paralajmërojnë se ky është ndikimi i një fronti të theksuar të ftohtë që kaloi Alpet dhe mbuloi edhe pjesën veriore të Sllovenisë./Indeksonline/