E pazakontë, Golden Eagle Ylli anulon ndeshjen për vendin e tretë në Ligën Unike

Skuadra e Golden Eagle Ylli në basketbollin kosovar ka marrë një vendim aspak të zakontë.
Në rrjetet sociale, klubi shkruan se ka anuluar ndeshjen për vendin e tretë në Ligën Unike ndaj Besëlidhjës, shkruan Indeksonline
Arsyeja pse këtë ndeshje e ka anuluar klubi nga Suhareka është për shkak të mbingarkesës së lojtarëve, duke pasur parasysh se të shtunën luajnë ndaj Bashkimit në Superligë.
Me këtë rast, skuadra nga Shqipëria, Besëlidhja zë pozitën e tretë në Ligën Unike për sezonin 2025./Indeksonline/