22:20 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

E pazakontë: Ministri Krasniqi pret në takim personelin e ministrisë që përkujdeset për higjienën

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi sot ka pritur në takim personelin e ministrisë të cilët këto ditë pandemie po përkujdesen për higjienën dhe dezinfektimin e objektit të MTI-së.

Ai i ka falënderuar për punën e palodhur, dhe i ka dëgjuar nga afër punën dhe sfidat e tyre, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Në shenjë respekti dhe falënderimi për punën e palodhur të stafit, të cilët kujdesën për higjienën dhe dezinfektimin e objektit të MTI-së këto ditë pandemie, sot i prita në takim për tju shprehur falemderimin për punën e palodhshme dhe për ti ndëgjuar nga afër për punën dhe sfidat e tyre.