E pazakontë! U largua nga loja, bashkëlojtari i Zenelit përdor “snus” në bankën rezervë
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e fundit mes Elfsborgut dhe Ostersit në futbollin suedez.
Futbollisti Rasmus Wikstrom është parë duke përdorur “snus” pasi u largua nga loja, shkruan Indeksonline
Wikstrom u zëvendësua në minutën e 77-të dhe menjëherë pasi u largua nga fusha, mori paketimin dhe futi në gojë një “snus”.
Kujtojmë që në këtë skuadër luajnë dy lojtarët shqiptarë, Arbër Zeneli dhe Besfort Zeneli./Indeksonline/

