E pazakontë: Vajza 13 vjeçare bëhet nënë në Kosovë!
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka pranuar për herë të parë një lindje të pazakontë.
Bëhet fjalë për një vajzë të moshës 13 vjeçare e cila dje ka lindur fëmijën e gjinisë femër.
Bëhet e ditur se lindja ndodhi pikërisht në javën e 33 të shtatzënisë.
Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK, ka konfirmuar për “Indeksonline” se lindja është kryer me datën 24 dhe se pesha e foshnjës ishte 1900 gramë.
“Sipas dokumentacionit viti i lindjes se nënës është 2005”, është shprehur ai./Indeksonline/
