E pazakontë në Turqi, pitbulli futet brenda në xhami gjatë namazit të xhumasë-frikëson besimtarët
Në lagjen “Çayırova” të Koçaelit në Turqi, një qen i racës pitbull hyri në xhami, ndërsa imami dhe besimtarët po falnin namazin e xhumasë, duke shkaktuar momente frike.
Incidenti u regjistrua me telefon dhe u publikua në rrjete sociale.
Qeni pitbull filloi të bredhte lirshëm midis besimtarëve, duke shkaktuar shqetësim te disa prej tyre.
Pasi u end brenda xhamisë për një kohë, qeni u nxor më vonë jashtë.
Bëhet e ditur se është ngritur një padi kundër pronarit të qenit, për krimin e “lëshimit të kafshës në një mënyrë që paraqet rrezik”.
Gjithashtu, atij i është shqiptuar një gjobë administrative.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk u raportuan persona të lënduar.
@trthaber Kocaeli’de cuma namazı öncesi bir camiye başıboş pitbull girdi. Cami içinde dolaşan ve tedirginliğe neden olan köpek, dışarıya çıkarıldı.
♬ News serious information news program – gooooodee_jay

