09:26 / E Premte, 03 Maj 2024 / G T

E penalizoi lëndimi, Vedat Muriqi e pranon: Nuk ishte sezoni im më i mirë!

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për EsportsIB3 ka treguar se si i shkoi sezoni me ekipin spanjoll, Mallorca.

Muriqi e kishte nisur në mënyrën më të mirë sezonin, por më pas pësoi një lëndim gjatë ndeshjeve me Kombëtaren në “Fadil Vokrri” – duke e lënë atë jashtë fushave për më shumë se 3 muaj, shkruan Indeksonline

Gjatë kësaj interviste, Muriqi apo siç e quajnë në Majorka “pirati” tregoi se nuk është i lumtur me sezonin e tij aktual.

“Nuk ishte sezoni im më i mirë. E fillova duke humbur penallti, më pas u riktheva duke shënuar gola por u lëndova.

“Unë dua që ky sezon të mbyllet me një notë të mirë dhe Mallorca në pozitë të mirë”, u shpreh futbollisti kosovar.

Gjatë këtij sezoni Muriqi ka shënuar 6 gola, ka bërë 2 asiste në 25 ndeshje./Indeksonline/