23:23 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

E përditshmja ‘Daily Mail’ shkruan për nënën e Ritës, Vera Orën

E përditshmja Britaneze ‘Daily Mail’ është një nga gazetat më të njohura ndërkombëtare, shkruan Indeksonline.

Në hapsirën dedikuar ‘showbiz-it’ disa herë kanë zënë vend edhe këngëtaret e njohura shqiptare, si Bebe Rexha, Dua Lipa, Ava Max apo Rita Ora.

Së fundmi artikull të veçantë në këtë medium i është kushtuar Vera Orës, nënës së yllit Rita Ora.

Artikulli kishte të bënte me pozat e Verës në bikini, duke e promovuar një kampanjë mbështetëse për kancerin e gjirit.

Ajo gjithashtu mori edhe komplimente për format e saj në moshën 55 vjeçare.

Kjo duket se e bëri krenare Verën, e cila e publikoi këtë shkrim në llogarinë e saj në Instagram. /Indeksonline/