75 Mall Live Search
23:03 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

E përdorën këngën e tyre në protestë, reagon këngëtari i grupit ‘Troja’

Këngëtari i grupit “Troja” Bujar Berisha ka reaguar ndaj përdorimit të këngëve të këtij grupi në protesat që po mbahen nga opozita në Tiranë.

Berisha ka thënë se përdorimi i këtyre këngeve është bërë pa lejen e tyre.

“Dy fjale per demagogjine e partive politike Shqipetare (Kosove Shqiperi)! Kur jane ne opozite perdorin kenget e grupit Troja ne protesta kunder qeverise, e kur e marrin pushtetin, festojne me Qiljeten e me Meden… Paramendone cfare reforma mund te beje dikush qe e perdore pronen e dikujt pa e pyete ( e vjedh djersen e tjetrit)ne te njejten kohe qe akuzon tjetrin per hajni?” , ka shkruar Berisha në Facebook.

Ndryshe opozita në Tiranë sot ka protestuar kundër qeverisë, ku patë edhe të lënduar.