75 Mall Live Search
17:25 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / C E

E përfundoi ndeshjen pesë minuta para kohe, gjyqtari turk tërhiqet nga futbolli

Halis Ozkahya nuk do të drejtojë më një ndeshje futbolli.

Në ndeshjen mes Gaziantep dhe Kasimpasa në javën e dymbëdhjetë të Superligës së Turqisë, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë që ka detyruar gjyqtarin të largohet nga referimi.

Ai dha nëntë minuta shtesë, por sinjalizoi fundin e ndeshjes në minutën e 94.

I vetëdijshëm për gabimin e tij, dhjetë minuta më vonë thirri lojtarët në dhomat e zhveshjes për të përfunduar sërish kohën. Pas kritikave, gjyqtari ka ‘varur këpucët’.

E kuptova që mbarova herët pasi u futa në tunelin e dhomës së zhveshjes. Mund të kisha thënë se dhashë 5 minuta shtesë dhe gjyqtari i katërt shënoi 9 minuta gabimisht në tabelë, por kjo nuk i përshtatej karakterit tim. Më pas e pyeta. Të dyja skuadrat i kam informuar se loja ka përfunduar më herët se ç’duhet për mungesë vëmendjeje dhe se nëse ka kundërshtim më vonë loja mund të përsëritet ose të luhen minutat e pa luajtura. Mund të ishte përsëritur nëse do të kishte çdo protest. Prandaj i ftova të dyja skuadrat. Falë atyre që ndihmuan, ata u rikthyen në fushë. Pasi mbaroi ndeshja, ata thanë: “Mirë, këto janë gabime njerëzore“, ka thënë gjyqtari. /IndeksOnline/