75 Mall Live Search
11:22 / E Premte, 08 Prill 2022 / B O

E përgjakur dhe me pranga në duar, modelja me miliona ndjekës dyshohet se ka vrarë të dashurin e saj!

Policia në Miami ka pranuar një thirrje për një rast të dhunës në familje. Kur arritën në vendin e ngjarjes, ata gjetën një burrë 27-vjeçar me një plagë të dukshme me thikë.

Personi i plagosur u dërgua me urgjencë në një spital ku më pas u shpall i vdekur.

Policia konstatoi se Christian Obumseli dhe e dashura e tij janë përfshirë në konflikt fizik, shkruan Indeksonline.

Burimet e TMZ bëjnë të ditur se femra e përfshirë në konflikt dhe që dyshohet se ka goditur për vdekje me thikë të dashurin e saj është Courtney Taylor.

Ajo është modele e njohur në Instagram dhe ka mbi 2 milionë ndjekës./Indeksonline/