21:09 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E përjashtuan nga finalja e Festivalit të RTSH-së, këngëtari i quan komunista (Foto)

15 këngëtarë janë zgjedhur si finalistë ku do të konkurojnë sonte për çmimin e parë në festivalin e këngës në RTSH.

Ashtu siç ndodh thuajse gjithmonë, për këngëtarët të cilët nuk shkojnë në natën finale ka hatërmbetje dhe shpërthime në disa raste.

E mesa duket ky është rasti edhe me këngëtarin e njohur Endri Prifti.

Endri së bashku më të vëllanë Stefi, morën pjesë me këngën “Mesazhi”, por nuk arritën të kualifikohen për në natën finale.

Lidhur me këtë fakt, Endri ka komentuar në statusin e Ilir Vrenozit apo siç njihet ndryshe si korçari më i famshëm në Shqipëri.

“Ne menduam se do ndryshonin këta komunistët, por asgjë nuk ka ndryshuar. Gjithmonë është ditur fituesi pa filluar festivali. Ne si gjithmonë jua thamë në sy e në intervista dhe na zbuan nga finalja me ligjin e komunizmit. I urojmë suksese kolegut dhe mikut tonë Eugenit”, është shprehur Endri në rrjete sociale, ku thuhet se fituesi i festivalit është paracaktuar me kohë.