E përlotur, Theresa May jep lajmin për dorëheqje nga kryeministria
Kryeministrja britanike, Theresa May ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku ka folur për karrierën e saj.
Ajo ka njoftuar se pas dy javësh do të largohet nga drejtimi i Partisë Konservatore duke i hapur rrugë zgjedhjes së një kryeministri të ri britanik.
Kurse zyrtarisht zyrën e kryeministrisë do ta lëshoj në muajin korrik, shkruajnë mediat britanike, transmeton Indeksonline.
May ka theksuar se dorëheqje do të jap pas vizitës së presidentit të SHBA-ve në Britani, Donald Trump.
Ajo e përlotur njoftoi për largimin e saj, duke thënë se sa ishte në pozitë ka bërë më të mirën e mundshme për shtetin.
Kryeministrja mori këtë vendim pas dështimin për kalimin e BREXIT në parlamentin britanik. /Indeksonline/