E përsërit Veseli: Ku është Amerika është edhe Kosova
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka dhënë një deklaratë për media.
Ai edhe njëherë ka ripërsëritur deklaratat e tij, ku ka thënë se qëndrimi i tij si lider është i lidhur me interesin e shtetit të Kosovës i cili është i njëjtë me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Çdo vendimmarrje e marrin përfaqësuesit e popullit, përfshirë edhe mua si kryetari i Kuvendit.
Unë nuk jam përfaqësues medial i askujt, jam lider i koalicionit, mbaj qëndrim në lidhje me sovranitetin e shtetit ku interesi i shtetit dhe i Amerikës është një.
Ku është Amerika është Kosova ku është Kosova është Amerika” ka thënë Veseli shkurt për media./Indeksonline/