E pëson keq burri nga Mitrovica që rrahu ish-gruan, vëllau i saj e bën për spital

Një femër nga Mitrovica e Veriut ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga ish- bashkëshorti i saj, transmeton IndeksOnline.
Gjatë sulmit mësohet të ketë ndërhyrë vëllai i viktimës, duke e sulmuar ish- burrin e motrës.
“Mitrovicë e Veriut 07.01. 2021 – 4:35. Ankuesja femër kosovare ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj. Gjatë sulmit ka ndërhyrë vëllai i viktimës, i cili fizikisht ka sulmuar ish-burrin e saj, të cilit i ka shkaktuar lëndime të dukshme trupore. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Ankuesja ka refuzuar që të pranonte ndihmë mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari çohet në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/