75 Mall Live Search
11:11 / E Premte, 16 Janar 2026 / G T

“E pickoj veten kur e shoh se ai është këtu”, futbollisti i Sunderlandit për Granit Xhakën: Është lider!

Ish-kapiteni i Sunderlandit, Luke O’Nien, ka folur për mesfushorin shqiptar Granit Xhaka, duke e cilësuar atë si një lojtar të veçantë dhe një lider të jashtëzakonshëm, pavarësisht faktit se me ardhjen e tij, shiriti i kapitenit kaloi në krahun e ish-yllit të Arsenalit dhe Bayer Leverkusenit.

O’Nien thekson se nuk ka asnjë ndjenjë hatermbetjeje për këtë ndryshim, përkundrazi shprehet krenar dhe i privilegjuar që ndan dhomat e zhveshjes me një futbollist të nivelit të Granit Xhakës, shkruan Indeksonline

“Ai është lojtar i veçantë. Ndonjëherë e pickoj veten, nuk mund të besoj se ai është këtu dhe po e çon klubin përpara”, është shprehur O’Nien

Sipas tij, vlerat e Xhakës nuk kufizohen vetëm në fushën e lojës. Përkundrazi, ai vlerëson lart edhe anën njerëzore dhe komunikimin e kapitenit të ri të ekipit.

Image

“Bisedat që bën, mënyra se si është – është një djalë kaq i lehtë për të folur me të, qoftë për futbollin, për familjen, për të kaluarën apo për të ardhmen”, shtoi O’Nien, duke e përshkruar Xhakën si një figurë që bashkon grupin dhe krijon një ambient pozitiv brenda skuadrës.

Mbrojtësi anglez thekson se lidershipi i Xhakës është i dukshëm në çdo aspekt të lojës dhe stërvitjes, duke e cilësuar atë si një nga më të mirët në rolin e tij.

“Ai është lider në futboll, nëse jo më i miri”, përfundoi O’Nien.

Deklaratat e tij konfirmojnë se ardhja e Granit Xhakës ka pasur një ndikim të madh te Sunderlandi, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në ndërtimin e një kulture fituese, ku respekti dhe uniteti mbeten në qendër të skuadrës./Indeksonline/