75 Mall Live Search
23:24 / E Diele, 12 Qershor 2022 / AR

E plagosën dhe tentuan ta vrasin në Emergjencë, detaje të reja nga plagosja në Podujevë

Indeksonline ka mësuar detaje të reja nga plagosja e sotme që ndodhi në Komunën e Podujevës.

I plagosur ka mbetur Arsim Syla, derisa mësohet se në rast kanë qenë të përfshirë dy familjet nga fshati Gllamnik.

Nga familja Arbanashi kanë plagosur një të familjes Syla, të cilët pas plagosjes kanë tentuar edhe ta vrasin atë në Emergjencë.

Por që në objekin e Emergjencës kanë arritur ekipet policore.

Policia tashmë ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin./Indeksonline/

I plagosuri, Arsim Syla