75 Mall Live Search
19:15 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

E plagosura në Suharekë është jashtë rrezikut për jetë

Një vrasje e rëndë ndodhi sot në Suharekë, ku vëllai vrau vëllanë.

Nga gjuajtja e pakontrolluar me armë, ka mbetur e plagosur edhe një grua.

Rreth gjendjes së N.G ka folur kirurgu, Nizhdat Kovaqi.

“Pacientja ka qenë e plagosur në bark, është operuar dhe operacioni ka kaluar me sukses. Momentalisht N.G është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Kovaqi për Klan Kosovën.