E postoi armën në rrjete sociale, policia troket në derën e ferizajasit

Policia ka bastisur paraditen e djeshme një shtëpi në fshatin Gaçkë të Ferizajt.
Sipas informacionit policor, një i dyshuar kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë, raporton Indeksonline.
Nga bastisja në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.

“Pas një punë intensive hetimore, policët hetues kanë identifikuar personin që ka ekspozuar në rrjetet sociale armën e zjarrit, pushkë e gjuetisë dhe sot, rreth orës 09:30 është shoqëruar në stacionin e policisë personi R.F, i moshës 45 vjeçar.
Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma e zjarrit është konfiskuar” thuhet në njoftim të policisë.