08:09 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

E praktikojnë pak, por kjo gjë e thjeshtë i bën meshkujt të zgjasin katër herë më shumë në shtrat

Mos-zgjatja e aktit seksual në shtrat është çdoherë moment i sikletshëm për partnerët.

Madje, sipas një studimi nga Spreadsheets, një aplikacion që gjurmon jetën seksuale të përdoruesve, burrat zakonisht zgjasin 3 minuta e 45 sekonda, shkruan Daily Star.

Ndonëse burrat mund të kenë teknikat e tyre – nga të menduarit për futbollin deri tek imagjinimi i diçkaje të thjeshtë – këto metoda nuk janë shumë efektive sipas ekspertëve.

Por, ekziston një truk i thjeshtë që mund t’iu ndihmojë të qëndroni më gjatë në shtrat.

Dhe çelësi për të zgjatur më shumë është ushtrimi i legenit, sipas Scott Hays, seksolog.

Në një studim të paraqitur në Kongresin Evropian të Urologjisë në Stokholm, një grup burrash të moshës 19 deri në 46 vjeç me një kohë mesatare ejakulimi prej 31.7 sekondash, provuan të praktikonin ushtrime të legenit gjatë 12 javëve në vijim.

Nga 40 burra sa ishin, 33 prej tyre ishin në gjendje të zgjasnin kohën e ejakulimit.

Koha mesatare e ejakulimit ishte rritur në 146.2 sekonda – gati katër herë më e lartë sesa në fillim të studimit.