75 Mall Live Search
12:31 / E Premte, 31 Janar 2025 / H F

E pranoi fajësinë, pas pak shpallet vendimi për Tom Dodajn

Sot po mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Në këtë seancë, përveç tre të akuzuarve, Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, është edhe Tomë Dodaj si i akuzuar për import-eksport të armëve.

Tomë Dodaj si i akuzuar për shitjen e armës për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, ka pranuar fajësinë.

Para gjyqtares së rastit, Fatime Dërmaku, Dodaj ka pranuar se ndihet fajtor për këtë rast, transmeton IndeksOnline.

Ndërkohë që pas pak pritet të shpallet vendimi për të./IndeksOnline/