75 Mall Live Search
21:33 / E Martë, 20 Korrik 2021 / AR

E pranojnë organizatorët: Nëse rastet rriten, mund ta “fshijmë” Olimpiadën

Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” rrezikojnë të anulohen kur kanë mbetur pak ditë nga nisja e tyre.

Kreu i komitetit organizator të eventit më të madh sportiv të vitit, Toshiro Muto, tha se nëse numri i të infektuarve do të vijojë të rritet, do të merret në konsideratë edhe moszhvillimi i “Olimpiadës”.

“Ne nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë me numrin e rasteve. Nëse ka një kulm infektimesh, do ta diskutojmë edhe këtë opsion. Kemi rënë dakord që, bazuar në situatën e COVID-19, do të thërrasim përsëri një takim me pesëpalësh. Infeksionet mund të rriten ose zvogëlohen, kështu që ne do të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë kur të krijohet situata,” – shpjegoi Muto.

Rastet me COVID-19 në Tokio janë në rritje dhe Lojërat, të shtyra vitin e kaluar për shkak të pandemisë, do të mbahen pa spektatorë.