E pranojnë serbët: Shanse të vogla që t’u hapen kapituj të ri për integrim drejt Evropës
Serbët janë shprehur të hapur se ka pak shanse që Serbia të arrijë shpejtë integrimin evropian.
Sipas burimeve të mediave serbe në qarqet diplomatike në Bruksel thuhet se të pakta janë shanset që Serbia të hapë më shumë se dy kapituj negociues deri në fund të presidencë së BE-së, në qershor të këtij viti.
Tutje është theksuar se ky ngadalësim i gjithë procesit drejt BE-së ka të bëjë me shtetet të cilat kundërshtojnë integrimin e Serbisë, por edhe nga rrethanat brenda vetë BE-së, transmeton Indeksonline.
Serbët kanë raportuar gjithashtu se janë pikërisht vendet baltike, të cilat shqetësohen për marrëdhëniet e ngushta të Serbisë me Rusinë.
Në negociatat e pranimit të Serbisë në BE nga 35 kapituj, janë hapur gjithsej 16./Indeksonline/