17:20 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

E pranon Allegri: Ronaldo është i zemëruar që nuk iu dha çmimi nga UEFA

Trajneri i Juventus, Allegri ka pranuar që  Ronaldo është i zemëruar që nuk e ka fituar çmimin si lojtari më i mirë i dhënë nga UEFA.

“Ronaldo është i zemëruar që nuk e fitoj çmimin e UEFA-së, është normal pas sezonit që ai bëri vitin e kaluar” tha Allegri.

Për shortin e Champions Leagues, trajneri italian u shprehë: “Manchester United dhe Valencia janë skuadra të shkëlqyera, me mjedise të ngrohta, ndërsa Young Boys janë ekip i ri”, transmeton Indeksonline.

Ndërsa për ndeshjen me Parman ai tha: “Ronaldo do të luaj me Mandzukic nesër. Kam për të vendosur ende për pjesën tjetër të sulmit. Ne kemi luftuar në Parma, në 24 ndeshjet e fundit dy ekipet kanë fituar nga 7 herë dhe 10 herë jemi ndarë barazim, kështu që nesër duhet të luajmë një lojë të ashpër, nga këto fusha ju duhet të dilni me tre pikë”.

Juventusi është në pozitën e parë me gjashtë pikë në Serie A pas dy ndeshjeve të luajtura, kurse ekipi i Parmas është ende pa fitore, ku nga dy ndeshje ka arritur të grumbullojë një pik./Indeksonline/