E pranon Amorim: Goli i Maguire ishte offside

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka folur pasi skuadra e tij ka kaluar në 1/8 e finales së FA Cup.
Tekniku portugez ka komentuar goline Harry Maguire, i cili vulosi fitoren e ”Djajve të kuq”, shkruan IndeksOnline.
Ai e pranoi se goli i shënuar nga mbrojtësi ang;ez ishte offside.
“Goli ishte offside. Duhet të kemi VAR. Duhet të jetë këtu për të përmbysur vendimin. Është e vështirë për Ruud van Nistelrooy, është e vështirë për kundërshtarin.”, deklaroi Ruben Amorim./IndeksOnline/