75 Mall Live Search
23:34 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / Gj. Sh

E pranon Carvajal: City ishte skuadër më e mirë

Manchester City ka kaluar në finale të Champions League, pasi eliminoi real Madridin me rezultat të përgjithshëm 5-1.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, City fitoi me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes, mesfushori i Real Madridit, Dani Carvajal, e pranoi se Manchester City ishte skuadër më e mirë dhe e meritoi finalen.

“City ishte shumë më i mirë se ne, urime për ta. Ne do të rikthehemi më të fortë dhe do të punojmë që së shpejti të jemi në një tjetër finale”, deklaroi Carvajal./IndeksOnline/