E pranon Clattenburg: Goli i Ramos në finalen ndaj Atleticos ishte i parregullt

Mark Clattenburg ishte gjyqtari i finales të vitit 2016 që Real Madridi e kishte fituar ndaj Atletico Madridit.
Gjyqtari i famshëm anglez e ka pranuar se Reali e kishte fituar finalen me fajin e tij dhe të asistentëve.

“Goli i Real Madridit në finale ishte ofsajd. Ne e kuptuam këtë kur shkuam në pushimin e pjesës së parë. Ishte e vonë atëherë, por nuk kishte kthim më. Gaboi asistenti im, por edhe unë kisha një pjesë të fajit” ka thënë Clattenburgh.
Real Madrid e kishte fituar finalen pas ekzekutimit të penalltiva duke fituar me rezultat të përgjithshëm 5 me 3./Indeksonline/