E pranon edhe Luis Enrique: Tottenhami e meritoi fitoren, por ky është futbolli!

Skuadra e Paris Saint-Germainit mbrëmë fitoi UEFA Super Cup-ën, pasi mposhti Tottenham Hotspurin pas penalltive.
Koha e rregullt në 90 minuta u mbyll me shifrat 2:2 dhe ndeshja shkoi direkt e në penallti, shkruan Indeksonline
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique pas ndeshjes e pranoi se skuadra nga Londra luajti shumë më mirë se ata.
“Mendoj se Tottenhami luajti shumë më mirë se ne dhe e meritoi fitoren. Por ky është futbolli”, u shpreh Enrique
Trajneri spanjoll këtë sezon ka ngritur lart pesë tituj me PSG-në, duke e bërë këtë për herë të dytë në karrierë. Dikur edhe me Barcelonën./Indeksonline/
“I think Tottenham deserved to win the match.” 🤝
— Football on TNT Sports (@footballontnt) August 13, 2025
Luis Enrique with an honest assessment as PSG produced a late comeback to win the Super Cup 🏆
🎙️ @julesbreach
📺 @tntsports & @discoveryplusUK pic.twitter.com/150tITZW2C