75 Mall Live Search
16:35 / E Shtunë, 19 Nëntor 2022 / C E

E pranon futbollisti: Brazili do të luaj për Neymarin

Brazili po konsiderohet si skuadra pretendente për tu shpallur Kampion bote në Katar, në kampionatin botëror që fillon të dielën.

Ylli i Real Madridit, Vinicius Jr. në një intervistë për “Marca” ka thënë se lojtarët e Brazilit do të luajnë që Neymar të kaloj një botëror të mirë.

Ai nisi shumë i ri, duke luajtur aq i ri dhe nën shumë presion, kështu që ai është një nga ata që shqetësohet sot se gjithçka është më e vështirë. Është një ëndërr të jesh me të, sepse ne jemi rritur duke e pasur idhull atë, ajo që ai bën si lider është shumë e rëndësishme dhe ai e di se duke ndihmuar njëri-tjetrin ne mund ta ndihmojmë edhe atë dhe të bëjë një Botëror të madh”, tha ai.

Kujtojmë se Brazili është në grup me Zvicrën, Kamerunin dhe Serbinë. /IndeksOnline/