75 Mall Live Search
22:53 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / Gj Sh

E pranon Laporta: Marrëdhënia ime me Messin nuk është si më parë

Joan Laporta ka folur hapur për marrëdhënien e tij me Lionel Messi, duke pranuar se raporti mes tyre nuk është më si dikur.

Presidenti i FC Barcelona zbuloi se pati një incident gjatë ceremonisë së Ballon d’Or, i cili ndikoi në ftohjen e marrëdhënieve, shkruan IndeksOnline.

“Raporti im me Messin nuk është si më parë. Në ceremoninë e Topit të Artë shkova ta përshëndes, por ai mendoi se nuk duhej të përshëndeteshim,” deklaroi Laporta.

Ai shtoi se pas atij momenti ka pasur një përpjekje për afrimin e palëve.

“Që atëherë ka pasur një lloj afrimi dhe shpresoj që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen. Marrëdhënia është e tensionuar, por ai mbetet një legjendë e Barçës,” përfundoi Laporta./IndeksOnline/