75 Mall Live Search
10:45 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

E pranon ministri serb: Shkaku i taksës 100%, Serbia humbi afro 400 milionë euro

Dje u bë një vit nga vendosja e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe të Bosnjë e Hercegovinës.

Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Lajiq deklaroi se Serbia humbi 395.7 milionë euro brenda një viti që nga vendosja e kësaj takse.

Sipas tij deri, para vendosjes së 100 përqindëshit, vlera e eksporteve vjetore nga Serbia në Kosovë ishte rreth 450 milionë euro, transmeton Indeksonline.

“Më parë u eksportuan më shumë, që përfshinin 10.5 milionë në energji elektrike, e ndjekur nga 12.5 milionë mallra të eksportuara në dhjetorin e kaluar kur markat ndërkombëtare nuk i nënshtroheshin tarifës 100% e shumë të tjera”, tha Lajiqi.

Ministri serb tha se humbjen më të madhe  përjetoi “NIS”, që pati eksporte 50.9 milionë euro, i ndjekur nga “Zhelezara”’ nga Smedereva, si edhe ndërmarrjet ushqimore.

“Ne nuk kemi më ‘Bambi’, ‘Diamant’, ‘Victoria’, ‘Sunoka’”, shtoi ai. /Indeksonline/