21:38 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

E pranon presidenti i Empolit, Juve ka nënshkruar me Traore

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë, Hamed Traore ka nënshkruar me Juventusin.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi i cili ka thënë se marrëveshja ishte qysh në janar, shkruan Indeksonline.

Traore luan si mesfushor dhe në dy vite te Empoli ka luajtur në 42 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Për kartonin e tij Juventus do të paguaj 12+3 milionë euro me një kontratë deri në vitin 2024. /IndeksOnline/