75 Mall Live Search
12:33 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / B O

E pranon sheiku: U pajtuam me Ronaldon në verë, por ja pse deshtoi marrëveshja!

Presidenti i Al-Hilal, Fahad ben Nafel e ka pranuar se ka qenë në bisedime direkte me Cristiano Ronaldon në verën që lamë pas.

Madje, sheiku arab ka thënë se kishte arritur marrëveshje me yllin portugez.

“Ramë dakord ë parim që të vinte për 2 milion funte në javë por transferimi dështoi sepse klubi jonë u sanksionua me ndalim të drejtës së transfereve” ka thënë Ben Nafel.

Presidenti i skuadrës arabe ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që të futet në garë për Ronaldon./Indeksonline/