75 Mall Live Search
09:54 / E Premte, 30 Prill 2021 / OSH

E pranuan më në fund, Andi dhe Melisa puthen në buzë para të gjithëve

Andi dhe Melisa kaherë janë në një lidhje dashurie, por këta të fundit nuk e pranuan asnjëherë.

Deri ditën e djeshme kur Melisa publikoi këngën e saj të dytë dhe protagonist i videoklipit të saj ishte pikërisht Andi.

Ish-konkurrentët kishin rolin e dy kolegëve që flirtonin dhe kishin ndjenja për njëri-tjetrin. Në fund Andi dhe Melisa puthen me shumë pasion, i cili u përçua menjëherë edhe te publiku dhe fotot e puthjes në buzë kanë pushtuar rrjetin.

Ky do të mbetet me siguri videoklipi më i veçantë për Melisën.