E premte e “nxehtë” në Komunën e Prishtinës, 18 pika në seancën e asamblesë

Asambleja e Prishtinës pritet të mblidhet këtë të premte.
Përparim Rama dhe asambleistët e tij pritet të marrin disa vendime të rëndësishme në seancën e radhës.
Janë 18 pika në rendin e ditës në seancën e radhës. Lajme të mira pritet të ketë për sportistët, por jo edhe për gastronomët ngase pritet të ndalet subvencionimi i shoqatës së tyre.


Në këtë seancë do të propozohet edhe lokacioni i ndërtimit të objektit të Operas e Baletit.
Në seancën e të premtës do të inicohet procedura për kthimin e ndërmarrjes shoqërore “Tregjet” në ndërmarrje publike lokale.
Poashtu, do të propozohet subvencionimi i nënave lehona që janë në skemë sociale. Seanca e të premtës pritet të fillojë në orën 10-00./Indeksonline/