75 Mall Live Search
07:41 / E Premte, 25 Korrik 2025 / Z S

E premte përvëluese, ky është parashikimi i motit për sot

Masat e nxehta dhe të fuqishme ajrore me origjinë nga Afrika Veriore janë fuqizuar sot më tej, duke ngritur vlerat maksimale deri në 39°C.

Këto masa pritet të intensifikohen edhe më shumë gjatë ditës së sotme, sidomos të shtunën, kur temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 43 apo 44°C, duke thyer rekordin absolut të temperaturës më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Kosovë.

Deri tani, ky rekord mbahet nga vlera prej 42.0°C, e regjistruar më 24 korrik 2007 në Prizren, ndërsa më herët, po ashtu në Prizren, ishte regjistruar 40.8°C më 25 korrik 1987, njofton MeteoKosova./Indeksonline/