E premtja ditë e rëndësishme për Prishtinën, pritet të merren vendime interesante
Të premten më 27.12.2019 mbahet mbledhja e dhjetë e Kuvendit Komunal të Prishtinës për vitin 2019.
Në këtë mbledhje pritet të merren vendime të rëndësishme për qytetarët dhe bizneset e kryeqytetit.
Në rend të ditës do të jetë edhe propozimvendimi për lirimin nga taksa për legalizimin e ndërtimeve pa leja, si edhe mënyra e caktimit të kësteve.
Po ashtu, në rendin e ditës është edhe propozimvendimi për miratimin e çmimeve të reja në vendparkime publike të Prishtinës.
Në rend të ditës do të jenë 10 pika dhe pritet të merren disa vendime./Indeksonline/
