14:37 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / indeksADMonline

E premtja e 21 gushtit është ditë e veçantë për Gjermano-Folësit!

Kompania më e madhe në botë për kujdesin ndaj klientëve “Teleperformance”, me më shumë se 320,000 të punësuar në 82 vende të botës, këtë të premte me datë 21 gusht, organizon një ditë të veçantë të punësimit për të gjithë Gjermano-Folësit!

Në cilat projekte mund të punësohem?

Këtë të premte, do të keni rastin të punësoheni për njërën nga dy projektet shumë atraktive, O2 apo MediaMarkt. Lloji i punës është në inbound shërbim ndaj klientëve.

Si shkon procesi i punësimit në këtë ditë?

Nësë niveli juaj i gjuhës gjermane është të pakten B2, apo flisni rrjedhshëm këtë gjuhë, atëherë mund të vini në ditën e premte, 21 gusht, duke filluar nga ora 09:00 deri ne orën 19:00.

Ju do të keni rastin të takoheni me ekipin e rekrutimit si dhe të njoftoheni me udhëheqësit e projekteve O2 dhe MediaMarkt.

Në rast se niveli juaj i gjuhës gjermane është i mjaftueshëm, do ju ofrohet kontrata e punës dhe bashkarisht do të caktohet data e fillimit të punës.

Cilat janë përfitimet e punës në Telepeformance?

Teleperformance në Prishtinë ofron mundësi punësimi me standarde gjermane.

Puna në Teleperformance përcillet me:

  • Pagë të lartë fikse dhe bonuse të larta të produktivitetit;
  • Trajnim para startit të punës, të paguar plotësisht;
  • Kontratë të rregullt dhe pagesë të kontributeve dhe pensioneve;
  • Mundësi të ngritjes në pozita menaxhuese;
  • Atmosferë ideale të punës në objektin më modern në qendër të Prishtinës.

Teleperformance në Kosovë është e pranishme në Prishtinë nga maji i vitit 2017 si degë e Teleperformance Gjermani dhe aktualisht ka mbi 550 të punësuar.