E presin në mënyrë fantastike rikthimin në Dallas, Luka Donçiq nuk i ndal dot lotët… por më pas shënon 45 pikë

Skuadra e Dallas Mavericks pësoi humbje 97-112 nga Los Angeles Lakers, në ndeshjen e vlefshme për NBA.
Para ndeshjes, në palestër lëshuan një video të Luka Donçiq, i cili kaloi më shumë se pesë vjet në ekipin e Dallas Mavericksit, shkruan Indeksonline
Ai u emocionua shumë dhe filloi të qante, derisa e po e shihnte në ekran të gjithë historinë që e bëri te kjo skuadër.
Por, pas lotëve erdhi koha e ndeshjes. Luka Donçi1 ishte më i miri në palestër, duke ia shënuar 45 pikë ish-skuadrës. Përveç koshave të shënuara, basketbollisti slloven bëri tetë kërcime dhe gjashtë asistime./Indeksonline/
The Mavs introduce an emotional Luka Doncic 🥹 pic.twitter.com/ElpyWfMy1a
— BricksCenter (@BricksCenter) April 9, 2025