13:05 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

E pret në të njëjtin cep të rrugës, qeni besnik ribashkohet me pronarin pas katër vitesh

Me ndihmën e rrjeteve sociale, një qen është bashkuar me pronarin, katër vite pasi kishte humbur derisa kërceu nga vetura, kur ndaluan në një pompë benzine në Mueng të Tajlandës.

Qenin e quajtur BonBon, pronarët e kërkuan për një javë, ndërsa ndaluan kërkimet duke menduar se atë e ka shtypur ndonjë veturë dhe më nuk do ta shohin kurrë.

Por, kafsha besnike ndaj pronarit, qëndronte në të njëjtin cep të rrugës ku kishte humbur, ndërsa nuk largohej prej aty vetëm kur kërkonte ushqim.

Atë e kishin marrë në disa shtëpi, por vetëm për disa ditë, sepse ikte dhe shkonte në skajin e rrugës, që e kishte bërë si shtëpi.

Derisa banorët e zonës kujdeseshin t’i ofronin ushqim, dikush e fotografoi dhe e postoi imazhin në rrjetet sociale, kur tregon se ky qen qëndron aty prej vitit 2015.

Kjo ka mjaftuar, që pronari të arrijë të ribashkohet me qenin e tij, i cili menjëherë e njohu dhe iu afrua që ta ledhatonte.