75 Mall Live Search
09:14 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / G T

E priti penalltinë e Rey Manajt, Chelsea nuk e merr me veti portierin serb në Kupën e Botës për Klube

Skuadra e Chelseat pritet që së shpejti të bëjë publike listën e futbollistëve për ndeshjet e Kupës së Botës për Klube.

Gazetari afër klubit londinez, Matt Law ka raportuar se portieri serb, Djordje Petroviq nuk do të jetë në këtë grumbullim, shkruan Indeksonline

Petroviq pritet që të gjejë skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës, pasi Chelsea është duke kërkuar Maignanin e Milanit.

Kujtojmë se portieri serb ditë më parë priti penalltinë e Rey Manajt të Shqipërisë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Chelsea ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube e zhvillon më 16 qershor ndaj Los Angeles, kurse në grup ka edhe skuadrat si: Flamengo dhe Es Tunis