75 Mall Live Search
13:38 / E Enjte, 16 Nëntor 2023 / L K

E privoi nga jeta bashkëshortin, avokatja e Suzana Sekiraqës kërkon mbylljen e seancës për publikun

Ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarës për vrasjen e burrit Suzana Sekiraqës
Me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarës është mbyllur për publikun seanca e sotme, në rastin ku e njëjta po akuzohet se vrau në mënyrë mizore bashkëshortin e saj A.S., në Francë duke e goditur me sëpatë.

Kërkesa për mbyllje është aprovuar nga gjykatësi Avni Syla, ndërsa seanca e mbyllur është duke vazhduar me dëgjimin e dëshmitareve.
Për këtë rast, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 17 dhjetor 2019, Suzana Zogiani-Sekiraqën e kishte shpallur fajtore për vrasje të rëndë dhe të njëjtën e kishte dënuar me 25 vjet burgim.

Megjithëkëtë, Gjykata Kushtetuese përmes aktgjykimit të 7 gushtit 2023 ka vendosur të shpallë të pavlefshme aktgjykimet e gjykatës Themelore, asaj të Apelit dhe Gjykatës Supreme, duke e kthyer kështu rastin në rivendosje në Gjykatën Themelore në Prishtinë./Indeksonline/