75 Mall Live Search
20:40 / E Shtunë, 10 Korrik 2021 / AR

E publikon listën, këto janë këngët e preferuara të Barack Obama për verën

Barack Obama ka publikuar listën e këngëve të tij të preferuara të verës.

Ish presidenti kësaj radhe ka vendosur të bëjë një miks të këngëve të vjetra dhe të reja nga artistët e famshëm, transmeton Indeksonline.

Kështu ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Twitter.

Obama kënaqet duke dëgjuar Rihanna’s ‘Desperado’ , Simply Red’s ‘Holding Back The Years’ dhe Stevie Wonder’s ‘If You Really Love Me’ . Gjithashtu ‘Leave The Door Open’ nga Bruno Mars, Anderson .Pak dhe Silk Sonic dhe’ I’m Be Your Baby Tonight’ nga Bob Dylan nuk duhet të mungojnë në listën e tij me gjithsej 38 këngë.

Si President i SHBA, Obama ndante rekomandime të shumta nga librat, muzikë, filmat dhe seritë televizive./Indeksonline/