75 Mall Live Search
14:13 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / B O

E punësoi gruan në çerdhe, në Frankfurt votohet për të shkarkuar kryetarin

Gazetari kosovar në Gjermani, Miftar Dragidella, përmes një postimi në Facebook ka treguar një situatë aktualë në politikën gjermane, më saktësisht në Frankfurt.

Është ky një rast, që gazetari cek se do të dëshironte që ta përjetojmë edhe në Kosovë, ku sipas tij keqpërdorimet janë të mëdha.

Ja statusi i plotë në detaje:

A mund të ndodhë një gjë e tillë tek ne?
Të gjitha partitë e mëdha gjermane kërkojnë shkarkimin e kryebashkiakut të Frankfurit, vetëm se bashkëshortja e tij fitoi vend të mirë pune dhe rrogë më të madhe se sa përcaktohet me tarifa
Këtë të diel, më 6 nëntor, banorët e Frankfurtit, njërit prek qyteteve më të mëdha në Gjermani do të mësyjnë qendrat e votimit. Kësaj radhe jo për të zgjedhur, por për të shkarkuar kryebashkiakun e qytetit, Peter Feldmann (64 vjeçar). Feldmann në zgjedhjet e fundit fitoi edhe një mandat për të udhëhequr Frankfurti dhe tash i mbushi 10 vjet në këtë pozitë.
Por çka ngjau në dy-tri vitet e fundit?
Në vitin 2018 vërtetohet se fushatën e tij për t´u zgjedhur kryebashkiak e kishte financuar AëO (Arbeiterëohlfahrt), organizatë joqeveritare që aktivitet kryesor ka përkujdesjen për çerdhet e femijeve. Financimi që kishte bërë kjo orgnaizatë, asaj do t´i kthehej nga Feldmann me përkujdesje dhe favore.
Se fundmi në këtë organizatë (AëO) në pozitën e drejtoreshës së një çerdheje të fëmijëve në Frankfurt ishte zgjedhur bashkëshortja e kryebashkiakut, Zübeyde Feldmann. Pos zgjedhjes së saj në vend udhëheqës asaj i ishin caktuar të ardhurat mujore më të larta se sa parasheh tarifa dhe se sa që fitojnë udhëheqësit e këtyre insitucioneve.
Vetëm për këto dy vepra ai u akuzua nga Prokuroria e Frankfurtit dhe këto u cilësuan si korrupcion dhe ndaj tij në muajin e kaluar ka filluar gjykimi. Ai akuzohet për favoret që iu bënë bashkëshortes së tij, edhe pse ata që disa vite bëjnë jetë të ndarë, pra nuk jetojnë bashkë, por kjo për prokurorinë nuk ishte e rëndësishme.
Për shkak të ngritjes së padisë, partitë kryesore gjermane menduan se ai nuk duhet të udhëheqë më me qytetin dhe nisen iniciativën për shkarkimin e tij. Është interesant se inciativa u përkrah fuqishëm edhe nga partia e Feldmannit (SPD), e cila e propozoi dhe e bëri kryetar të Frankfurtit. Pos saj aty janë edhe 3 partitë tjera qeverisëse: Grüne, FDP dhe Volt si dhe këtyre iu bashkangjit edhe partia opozitare CDU.
Sllogani i tyre për votimin e datës 6 nëntor është: Für ein Kreuz vergessen ëir mal alle Farben. (Për një kryq (shenja në fletvotim) ne njëherë po i harrojmë të gjitha ngjyrat.) Pra pesë partitë më të mëdha në Gjermani e edhe në Frankfurt janë bërë bashkë për të anuluar zgjedhjen e Peter Feldmannit nga pozita e kryebashkiakut.
Diku-diku flitet se edhepse për shkarkimin e tij angazhohen të gjitha partitë, mund të ndodhë që iniciativa të dështojë, ngase shkarkimi do të jetë i plotfuqishëm nëse për propozimin votojnë 1/3 e zgjedhësve të regjistruar në Frankfurt që janë rreth 150 mijë nga rreth 480 mijë votues. Pra 150 mijë duhet të votojnë në mënyrë që Peter Feldmann të shkarkohet nga pozita e kryebashkiakut të Frankfurtit.
Ai pardje nuk u paraqit në seancën gjyqësore, pasi që u infekua me virusin Corona dhe siç duket ai do të mungojë të dielën në procesin e votimit.
Është ky një rast që kishim dashur ta përjejtojmë në trojet tona, ku keqpërdorimet e kryetarëve të komunave janë shumë më të mëdha. Këtu është pozitive që Peter Feldmann, nuk po mbrohet fare as nga partia e tij. Mbrojtja e kryebashkiakut nga partia e tij do të bënte që SPD të humb besimin tek qytetarët, duke mbrojtur të keqën, prandaj vendimi i SPD që të bashkohet për shkarkimin e tij mendohet se është në të mrë të partisë, që në Kosovën tonë kjo gjë nuk do të ndodhte kurrë, pasi që edhe nëse një kryetar i komunës bën keqpërdorime dhe edhe vepra penale ai vazhdon të mbrohet nga partia e tij.
Të presim mbrëmjen e së dielës që të dihet a do të mbetet Frankfurt