E puthi futbollisten spanjolle, Rubiales gjobitet me nga 20 euro çdo ditë për 18 muaj

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, u paraqit në Gjykatën Kombëtare.
Sot u mor vendimi për puthjen që ish-kreu i RFEF-së ia bëri futbollistes, Jennifer Hermoso pas finales së Kupës së Botës për Femra, shkruan Indeksonline

Të gjithë të akuzuarit, duke përfshirë Rubialesin janë shpallur të pafajshëm, por me një gjobë prej 20 eurove në ditë për 18 muaj.
Gjithashtu, Rubiales nuk ka të drejt t’i afrohet futbollistes, Hermoso deri në 200 metra dhe i ndalohet të komunikojë me të për më shumë se një vjet.
Kujtojmë se Prokuroria e Gjykatës Kombëtare kishte kërkuar një dënim totali prej 2 vjet e gjashtë muajsh burgim./Indeksonline/
