75 Mall Live Search
13:21 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / G T

E pyesin për Osimhenin, përgjigje interesante nga Arbër Zeneli: Kam luajtur edhe kundër Lionel Messit!

Skuadra e Galatasarayt sonte e pret në shtëpi kundërshtarin nga Suedia, Elfsborg në UEFA Europa League, raundi i tretë.

Arbër Zeneli u paraqit në konferencë për media para ndeshjes dhe mori një pyetje interesante në lidhje me sulmuesin, Victor Osimhen, shkruan Indeksonline

Ai u pyet nga gazetarët se si skuadra e tij është përgatitur për ta ndalur sulmuesin nigerian.

“Kam luajtur edhe kundër Lionel Messit, pra gjithçka është në rregull. Por, sigurisht që i lëm anash shakat dhe sulmuesi Osimhen është shumë lojtar i mirë. Por, Sebastian Holmen do të kujdeset për të”, u përgjigj Arbër Zeneli.

Ndeshja mes Galatasarayt dhe Elfsborgut do të zhvillohet sonte nga ora 16:30 në stadiumin e klubit turk./Indeksonline/